Rrezikoni seriozisht, çfarë ndodh me trupin tuaj nëse jeni adhurues i të kripurave


Sipas American Heart Association, ju duhet të konsumoni jo më shumë se 2.300 mg kripë në ditë, çka është ekuivalente me 1 lugë çaji. Sugjerohet që të zgjidhni kripën himalajane për konsum dhe nëse vuani nga ndonjë sëmundje që përkeqësohet nga një dietë lartë në kripë, sugjerohet të mos e kaloni limitin prej 1.500 mg kripe në ditë. Pra çfarë ndodh nëse ju konsumoni gjatë gjithë ditës ushqime të kripura?

 

Do të keni më shumë kile

 

Kripa bën që ju të mbani më shumë lëngje në trup. Kjo do të reflektohet në zonën e barkut dhe kyçet e enjtura. Gjithashtu shumë ushqime të kripura janë plot kalori dhe yndyra të ngopura, çka ju rrezikon ndaj obezitetit.

 

Presion i lartë i gjakut

 

Presioni i lartë i gjakut sjell shumë pasoja negative për shëndetin. Sipas mjekëve, presioni i  lartë i gjakut është faktor risku për sëmundjet e zemrës, sidomos kur nuk e keni gjëndjen nën kontroll. Kështu që ju mund të përfundoni të diagnostikoheni si me presion të lartë gjaku, ashtu edhe me sëmundje të zemrës nëse hani veç të kripura.

 

Mund të përfundoni me kancer të stomakut

 

Ushqimet e përpunuara janë edhe ato më të pasura me kripra dhe elemente të tjerë që mund të kenë impakt negativ pë trupin si zhvillimi i kancerit. Sipas shkencëtarëve, ushqimet e kripura si bacon, salcat e ndryshme janë të pajisur me substanca që mund të shkaktojnë formimin e kancerit. Bazuar në studime të ndryshme, zhvillimi i kancerit të stomakut si rezultat i konsumit të këtyre ushqimeve të pasura me kripëra, është më i pranishëm tek burrat se sa tek gratë.

 

Do të keni akoma më shumë dëshirë për të kripura

 

E dinit që konsumi i ushqimeve të kripura mund të shkaktojë një rreth vicioz? Sa më shumë ushqime të kripura të fusni në trup, aq më shumë trupi do të kërkojë kripë. Arsyeja që qëndron pask kësaj dukurie është se shqisa e të shijuarit mësohet me kripën dhe kohë pas kohe ju do të përfundoni duke konsumuar ushqime dhe pije që përmbajnë shumë kripër për të kënaqur nevojat tuaja për kripë në çdo vakt.


Like it? Share with your friends!