Sa % efikase është vaksina kineze? Reagon shkencëtarja shqiptare në Ema: Deri tani nuk kemi asnjë…


Ornela Ademi  kërkuesja shkencore shqiptare pranë Agjencisë Evropiane,  bëri të ditur se në EMA nuk ka asnjë dokumentacion mbi vaksinën kineze.

“Një certifikim jep një indikacion apo një verifikim se medikamenti është parë nga ekspertët më të mirë në Europë dhe është efektiv dhe i sigurt dhe ka kualitetin që duhet të ketë që pacientet ta marrin.

Për momentin nuk mund të them diçka për vaksinën kineze, sepse nuk kam parë asnjë lloj dokumentacioni për të. Di vetëm ato që kam lexuar vetë në internet, pra në mënyrë personale.

Kurse, për sa i përket vaksinës ruse kemi një dokumentacion zyrtar, jemi duke parë studimet laboratorike dhe klinike. Një vendim për të pritet të merret këtë javë dhe jemi duke e shqyrtuar vaksinën ruse.

Për sa i përket asaj kineze nuk mund të themi diçka, kur nuk kam parë asgjë. Është shumë e rëndësishme që të bëhet raportimi që edhe autoritetet shëndetësore t’u tregojnë pacientëve ku, kur dhe si të bëhet ky raportim, që ta dimë nëse efekti anësor që po përjeton ka të bëjë me vaksinën”, theksoi shkencëtarja shqiptare.


Like it? Share with your friends!