Sako: 7 Prilli shënon aktin më madhor e patriotik në emër të lirisë


Kryetarja e Bashkisë së Durrës, Emiriana Sako ka postuar sot disa nga momentet e përkujtimit të 82 vjetorit të rezistencës ndaj pushtimit italian.  Me anë të një postimi në faqen zyrtare në FaceBook, Sako shprehet “kjo datë shënon edhe aktin më madhor e patriotik në emër të lirisë, të asaj lirie që u arrit me gjak e sakrifica nga ata bij e bija që, duke bërë detyrën ndaj atdheut, ngritën lart dinjitetin kombëtar, ruajtën pavarësinë e tij dhe e rreshtuan Shqipërinë përkrah aleancës antifashiste.

 

Postimi i Sakos:

 

Në ceremoninë e rastit zhvilluam homazhe pranë bustit të Mujo Ulqinakut, ku kemi vendosur edhe kurora me lule në përkujtim të heronjve e dëshmorëve të kësaj rezistence. Atdhetarët shqiptarë, me uniformë e pa uniformë, nën armë e vullnetarë, me komandë e pa komandë, bënë rezistencën e parë dhe i treguan botës se cili ishte vullneti i këtij populli. Shqipëria ishte një vend i pasur me gra e burra idealistë dhe në 7 prill 1939 në Durrës u dëgjuan krismat e para antifashiste në Evropë.

Kjo datë shënon edhe aktin më madhor e patriotik në emër të lirisë, të asaj lirie që u arrit me gjak e sakrifica nga ata bij e bija që, duke bërë detyrën ndaj atdheut, ngritën lart dinjitetin kombëtar, ruajtën pavarësinë e tij dhe e rreshtuan Shqipërinë përkrah aleancës antifashiste.

 


Like it? Share with your friends!