Sako në inspektimin e punimeve të shkollës “Fshat Rinia: Arsimi prioritet i bashkisë


Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka inspektuar punimet e fundit që po kryhen në shkollën e re 9-vjeçare “Fshat Rinia” në njësinë administrative të Katundit të Ri. Kjo shkollë sipas kryebashkiakes Emiriana Sako  është ndërtuar e re me fondin e Bashkisë së Durrësit dhe do të ketë të gjitha hapësirat e nevojshme në 17 klasa, 3 laboratorë, 1 bibliotekë, 1 dhomë psikologu etj. Sipas Sakos godina e re do të mirëpresë pas pak ditësh 247 nxënës si dhe 25 fëmijë që do të shkojnë në kopshtin, edhe ai i ndërtuar i ri, e që është pjesë e kësaj shkolle. Kryebashkiakja Sako deklaroi se arsimi ka qenë prioritet i Bashkisë së Durrësit dhe mbështetja për këtë sektor do të vijojë edhe në vitin e ardhshëm. Krahas 31 shkollave që Durrësi përfiton nga procesi i rindërtimit Bashkia e qytetit ka vijuar me ndërtimin e shkollave të tjera të reja që janë parashikuar në buxhetin e Bashkisë si ajo “Fshat Rinia”. Kjo shkollë si edhe kopshti me të njëjtin emër janë ndërtuar me standarte të larta sigurie dhe do të kenë ambiente bashkëkohore.

 


Like it? Share with your friends!