Sektori i dasmave në protestë : Na duhet një datë e caktuar për të filluar punën përsëri


Në Italia nisën përpjekjet për rifillimin e aktiviteteve. Puglia, në Itali  nga ky mëngjes  pas më shumë se pesë javësh në zonën e kuqe, është kthyer në zonën e rrezikut mesatar, atë portokalli, por sektori i dasmave dhe eventeve private është akoma i ndaluar.

Kjo ka bërë që sot të dalin në rrugë në Bari dhe në 11 qytete të tjetë italiane, drejtues të këyre bizneseve, në një demonstrim kombëtar të organizuar nga “Unanime” në bashkëpunim me “Federmep”, “Assoeventi” dhe  “Feu” për të kërkuar për “një rifillim të menjëhershëm dhe një verë të përshtatshme për të organizuar evente”.

“Ne jemi të ndaluar të ushtrojnë aktivitetet  me dekret që prej 14 muajësh dhe për këtë sezon ne me siguri rrezikojmë të humbasim edhe një pjesë të madhe të ngjarjeve të sezonit të verës”, protestojnë disa operatorë ekonomikë në sektorin e mbledhur në Lungomare “Nazario Sauro” përpara presidencës së rajonit Pulia .

Dhe për t’u bashkuar me përfaqësuesit e sektorit, nuk munguan gjithashtu dhe shumë apulian të fejuar “duke pritur” këtë verë që të përmbushin ëndrrën e tyre me martesë.

 


Like it? Share with your friends!