Sëmundjet Që Rrezikojnë Shëndetin Tuaj Nëse Nuk Shëtisni Çdo Ditë


Me përhapjen e COVID-19, viti që lamë pas me siguri nuk ka qenë viti juaj më aktiv.

Megjithatë, më shumë sesa vetëm sëmundja e COVID për të cilën duhet të keni kujdes, nëse stili i jetës tuaj është pasiv atëhere kjo mund të rrezikojë shëndetin tuaj.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me disa nga sëmundjet që rrezikojnë shëndetin tuaj nëse jeni fisikisht pasiv.

Jetëgjatësia juaj zvogëlohet
Qëndrimi ulur gjatë gjithë ditës mund të ndikojë në jetëgjatësinë tuaj.

Sipas një studimi të vitit 2019 të kryer nga “Shoqata Evropiane e Kardiologjisë”, pasiviteti fizik për një periudhe 20-vjeçare dyfishoi rrezikun për një vdekje të hershme.

Sipas shkencëtarëve, një shëtitje e përditshme mund t’ju ndihmojë për të reduktuar këtë rrezik.

Gjithashtu studiuesit zbuluan se qëndrimi ulur më pak se tre orë në ditë mund të rrisë jetëgjatësinë e një personi me dy vite.

Rritet rreziku për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës
Nëse dëshironi të mbani zemrën tuaj të shëndetshme, një shëtitje në ditë është një mënyrë e shkëlqyeshme. Sipas mjekëve, pasiviteti fizik kontribuon drejtpërdrejt tek sëmundjet e zemrës.

Rriten mundësitë për të zhvilluar kancer të gjirit
Sipas një studimi në të cilin AgroWeb.org u mbështet, u zbulua se gratë fizikisht aktive kishin një rrezik 25% më të ulët për të zhvilluar të kancer të gjirit sesa ato që bënin më pak aktivitet fizik.

Ju keni më shumë mundësi të zhvilloni diabet të tipit 2
Diabeti i tipit 2, shpesh mund të parandalohet përmes modifikimit të mënyrës të ushqyerit, por pasiviteti fizik mund të rrisw rrezikun për të zhvilluar diabetit të tipit 2.

Në një studim në të cilin AgroWeb.org u mbështet, tregoi se ecja për vetëm 30 minuta në ditë, zvogëlon rrezikun për të zhvilluar diabetin e tipit 2 me 50%.

Studimi zbulon gjithashtu se nëse qëndroni ulur gjatë, rreziku për tu prekur nga diabeti mund të rritet me 112%./AgroWeb.org


Like it? Share with your friends!