Universiteti Aleksandër Moisiu në Durrës ka bërë me dije se ka zhvilluar dje worshopin me temë “Sfidat e marketingut”. Ky workshop mësohet se është fokusuar në Strategjinë e Marketingut Digjital dhe në përdorimin efektiv te mediave sociale.
Postimi i plotë:
Diten e djeshme, më 8 prill 2021, Departamenti i Marketingut, pranë Fakultetit të Biznesit- UAMD, organizoi Workshopin me temë “SFIDAT E MARKETINGUT TRADICIONAL DHE DIGJITAL, NËN NDIKIMIN E PANDEMISË COVID-19”.
Në aktivitet u prezantuan tre tema tejet aktuale në fushën e Marketingut. Prof. Asoc. Dr Elton Noti referoi Temen “Ndikimi i Pandemisë Covid-19, në Marketingun Tradicional.” Ndërsa MSc. Brixhilda Imeri prezantoi temën “Teoria 4-S, Baza e Marketingut Mobile në Epokën e Internetit”. Temat ngjallën ngjallën interesin e audiencës.
Në këtë ëorkshop ishte i ftuar z. Renato Civili, CEO i “Digital Academy Albania”. Në prezantimin e tij, z. Civili u fokusua në Strategjitë e Marketingut Digjital dhe në përdorimin efektiv te mediave sociale. Ndër të tjera ai udhëzoi studentet me hapa praktikë për përdorimin në mënyrë efektive të këtyre mjeteve të komunikimit.
Studentët e pranishëm në këtë ëorkshop u pajisën me certifikata. Ky aktivitet është i pari i në serie të programuara nga Departamenti i Marketingut për studentët e Ciklit Bachelor dhe Master.