Sherri me thika në Shijak, në pranga autori i dyshuar


Një 48 vjeçar ka rënë në pranga të policisë, pasi gjatë një sherri akuzohet se ka qëlluar me thikë një 21 vjeçar, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë. Si rezultat i kësaj ngjarje, i plagosur ka ngelur 21 vjeçari, me inicialet B.K, ndërkohë që autori i dyshuar u vu në pranga.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak ndaluan shtetasin A. Ç., 48 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 02.04.2021, pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. K., 21 vjeç, banues në Shijak, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë.

 


Like it? Share with your friends!