Sherri me thikë në Gjirokastër, ndërron jetë 60 vjeçari si pasojë e plagëve të marra, arrestohet autori


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Gjiroksatrës. Një 57-vjeçar në konflikt e sipër ka plagosur me thikë, 60-vjeçarin Ilirjan Ruca në zonën e Pazarit të Vjetër.

 Postimi i plotë: 

“Rreth orës 13:10, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin I. R., rreth 60 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”. thuhej në njoftimin paraprak të Policisë së Shtetit.

60-vjeçari Ilirjan Ruca kishte marrë plagë në bark dhe pësoi vdekje klinike, ndërsa pak çaste më vonë ai ka ndërruar jetë. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, shtetasin Afrim Nazifi, 57 vjeç.

 


Like it? Share with your friends!