Sherri në zyrat e e FRD-së, Meta policisë bashkiake : Kujdes se përfundoni nën këpucët e shqiptarëve


Pas sherrit të ndodhur sot mes punonjësve të policisë bashkiake në Tiranë dhe krerëve të FRD-së ku ka qënë prezent dhe presidenti i vendit Ilir Meta, ky i fundit është shprehur në një deklaratë se gjithçka ishte një përpjekje për të realizuar një grusht shteti.

“E konsideroj përpjekje për të realizuar grusht shteti, sepse t’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare, menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD-në dhe partitë e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje t’i sjellësh një shkresë të tillë pa vulë, pa numër protokolli, e bërë me vrap për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare, duke keqpërodur bashkinë bandë padyshim që është tepër irrutuese. Është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje të gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës. Do të jetë vonë edhe për të jo vetëm për qytetarët në rast se do të tolerojë partinë bandë. Po i paralajmëroj edhe një herë policinë bashkiake dhe policinë e shtetit. Të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucë t e popullit shqiptar”, tha Meta.

Presidenti sqaroi sitautën se çfarë  kishte ndodhur  dhe paralajmëroi efektivët bashkiakë dhe ata të policisë së Shtetit të zbatojnë ligjet. Meta bëri dhe një paralajmërim për kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
“Jam këtu pas bisedës telefonike të bërë nga kryetari i FRD-së zoti Shehu për këtë situatë, po kaloja këtu rastësisht dhe ju e patë si dhunohet nga njerëz pas asnjë autorizimi, kryetari i FRD-së së Tiranës në kushtet kur këtu vjen Presidenti i Republikës. Po i paralajmëroj dhe njëherë të gjithë policët, bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit, zbatoni ligjet! Të mos përfundoni si policët e Mubarakut, nën këpucët e popullit shqiptar. Kaq. Dhe po i them kryepalaços së bashkisë bandë, ti e di shumë mirë se çfarë kë bërë pa firma dhe me firma. Prandaj mos iu bind më urdhrave të të çmendurit sepse ai do nxjerrë kartelën e të sëmurit psikik më 25 prill apo ndoshta dhe më përpara”, tha Meta.


Like it? Share with your friends!