Shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh


Policia Vendore në Durrës, deklaroi arrestimin e dy drejtuesh mjetesh, pasi akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Informacioni zyrtar i Policisë Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës , arrestuan në flagrancë shtetasit: A.B.,60 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas në lagjen nr.3, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Pezho”, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

T.B.,19 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.06.2020, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, duke drejtuar mjetin është përplasur me tre mjete të tjera dhe për pasojë janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë  të cilët po marrin ndihmë mjeksore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi mjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 


Like it? Share with your friends!