Shpërndante lëndë narkotike, vihet në pranga 37-vjeçari në Durrës


Policia Vendorë në Durrës, bëri me dije se ka goditet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Kështu, sipas burimeve zyrtare të këtij organi është vënë sot në pranga  37-vjeçari që dyshohet se posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndës narkotike kokainë, ka organizuar punën për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. Z., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, në lagjen nr. 6, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 


Like it? Share with your friends!