Shqiptaro-amerikani i arrestuar nga DEA në SHBA për trafik droge nga Amerika e Jugut në Evropë, ja cili është


Policia e Tiranë njofton se ka sekuestruar pasuritë e Ylli Didani, të arrestuar nga DEA amerikane.

Policia njofton se ka sekuestruar pasurinë e tij, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale. Bëhet fjalë për:

•Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë;

•Një shoqëri sh.p.k;

 

 

• 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.

Pasuri këto që në total kapin shifrën e 1.200.000 dollarëve.

Kujtojmë se 43-vjeçari Didani, sipas agjencisë amerikane kundër drogës, DEA, bënte një jetë të dyfishtë. Ai kamuflohej si një biznesmen mineralesh, ndërkohë që kontrabandodnte kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe pastronte të ardhurat e paligjshme të drogës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.200.000 dollarëve, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.

Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Dërgesa”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, datë 26.04.2021, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetasit Y. D., 44 vjeç, aktualisht i arrestuar nga autoritetet e DEA-s (antidroga) në SHBA, pasi është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 1.200.000 dollarë, konkretisht:

•Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë;

•Një shoqëri sh.p.k;

• 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.


Like it? Share with your friends!