Si reagojnë femrat e tradhtuara, sipas shenjës së horoskopit


Nëse nuk e “vret” në vendin e ngjarjes kur ta kuptojë se është tradhtuar, Akrepi shkon përgjithmonë, por jo para se të marrë gjithçka që i takon. Lexoni çfarë thotë horoskopi për femrat e tradhtuara

Dashi

Personat në shenjën e Dashit vështirë e përballojnë tradhtinë. Kur ta kuptojnë se partneri nuk ishte besnik, do të bëjnë zhurmë, do të fjalosen, do të bëjnë skena dhe do të shkaktojnë grindje të madhe, por ky reaksion kaq i madh do të jetë i shkurtë. Ndoshta më pas do të pajtohen, por në një moment do t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë. Nëse tradhtia është shkak i ndarjes, e braktisura do të vuajë fort, e kohën do ta kalojë duke udhëtuar dhe me aktivitete të tjera.

Demi

Gruaja racionale nën shenjën e Demit, do të provojë që me të gjitha forcat ta shpëtojë lidhjen, nëse asgjë tjetër, së paku për arsyen se nuk pëlqen ndryshimet. Fajin ia hedh vetes e arsyetimet i gjen në veprimet e veta. Pasi ta pranojë fajin, kur të kalojë një kohë,, do të provojë që sa më shumë të jetë tërheqës për të. Mirëpo, në këtë mënyrë, ajo vetëm sa e shpërblen atë për tradhtinë. Nëse vjen deri te ndarja, i nevojitet kohë të shërohet. Frika nga ndryshimet dhe humbja e vetëbesimit dhe besimit në njerëz do ta ndalojë të ecë tutje, por me kalimin e kohës është e vetëdijshme se me ndarjen ka fituar mundësi tjera, të cilat në një kohë tjetër do t’i iknin.

Binjakët
Një femër Binjake e tradhtuar menjëherë i thirr miqtë dhe ju tregon detajet në kërkim të përkrahjes dhe këshillave se çfarë të bëjë tutje. Partneri nuk mundet ta imagjinojë, kështu që shpeshherë “ikën nga shtëpia” në tentim të shmangies së një konflikti, por edhe nga frika se çfarë do të ndodhë më tej. Ngushëllimin e gjen në daljet duke pirë dhe bisedat që kanë të bëjnë me ish-partnerin e saj. Shpeshherë e mundojnë veten, duke kujtuar kujtimet dhe vendet që i kanë shëtitur së bashku. Nëse ndahen, që zakonisht edhe ndodh, nuk i jep vetes kohë për t’i shëruar plagët. Shpeshherë përnjëherë futen në lidhje të re.

Gaforrja
Gaforrja femër tradhtinë e përjeton thellë dhe me dhimbje. Më së shumti e godet josinqeriteti dhe fakti që ishte luajtur me të. Nga akti seksual i partnerit me tjetrën, më shumë i dhemb çfarë simbolizon ai akt. Për të tradhtia është goditje, që rrënon themelet e gjithë asaj që kishte dëshiruar ta ndërtojë. Ajo më kurrë nuk i beson atij njeriu. Secilën lidhje e kupton seriozisht, e hap zemrën, sepse gjithmonë mendon se kështu duhet. Provon që gabimin ta kërkojë në vete, por, kur e kupton se është fundi, zemra i thyhet.

Luani
Luaneshat e tradhtuara më së shpeshti vuajnë nga krenaria e lënduar, kështu që bëjnë gjëra për të cilat mund të jenë pishman. Mundohen që partnerit me diçka t’ia bëjnë me dije se nuk janë të lënduara, madje edhe nëse ju është thyer zemra. Sillen thuajse nuk ka ndodhur asgjë, derisa mllefi vlon. Nëse ndahen shkaku i tradhtisë, e bëjnë këtë si të ishte e lehtë, e miqve ju flasin keq për ish-in tyre. Nuk e pranojnë kurrë se janë tradhtuar. Edhe nëse e thonë këtë, kurrë nuk e pranojnë se janë lënduar, sepse kanë frikë se bien të liga dhe të mjera para të tjerëve. Luaneshat plagët i shërojnë vetë, duke i “lëpirë” në qetësi dhe larg syve të tjerëve.

Virgjëresha

Edhe pse të shkelura nga partneri, Virgjëreshat pasi ta kalojnë shokun fillestar, do të provojnë që në të gjitha mënyrat ta shpëtojnë lidhjen. Do të insistojnë në biseda dhe do të analizojnë në detaje problemet, e do të provojnë të gjejnë motivimin psikologjik të veprimeve të partnerit. Mbi gjithçka, ato dëshirojnë përgjigje dhe nuk do të ndalen derisa ta marrin një përgjigje. Do ta krijojnë një listë me arsye, për dhe ndarje, e nëse e vërejnë se më shumë ka arsye për ndarje, ashtu do të bëhet. Të tjerët nuk e vërejnë se vuan, e pikëllimi i thellë e dërgon në lidhje të re.

Peshorja

Për Peshoren tradhtia është fundi i botës. Pafund janë romantike dhe pa partnerin e vet janë gjysmë njeri. Vështirë lëshohen në lidhje, e kur ta kuptojë se është tradhtuar, ato fundosen si Titanik. Kjo është një goditje, nga e cila gjithë jetën duhet të shërohen. Njeriu që e ka tradhtuar për të më nuk është mashkull dhe humbet gjithë kredibilitetin në sytë e saj. Mllefi i saj dhe pikëllimi zhvendosen kundër gjithë gjinisë mashkullore, kështu që secilin tjetër do ta trajtojë si bërllok. Me ditë të tëra qan e vetme në dhomë nën tingullin e këngëve të dashurisë. Por, gjithmonë do ta ruajë fotografinë e njeriut që ia theu zemrën.

Akrepi

Femrat krenare Akrep nuk mund ta imagjinojnë atë situatë, në të cilën partneri mund ta dëshirojë dikë tjetër pos tyre. Prandaj, tradhtia për to është përvojë e traumatizuar. Thyejnë gjërat duke imagjinuar hakmarrjen, duke ua bërë me dije se me të nuk ka lojë. Mund të kalojnë vite duke planifikuar hakmarrjen, deri kur në fund vijnë edhe ata pesë minutat e saj. Nëse nuk e “vret” në vendin e ngjarjes kur e kupton se është tradhtuar, femrat në këtë shenjë shkojnë përgjithmonë, por, jo pa marrë atë që u takon. Kur të qetësohen gjërat, fillon pikëllimi dhe vuajtja, vetëbesimi ju është shkatërruar e nuk lëshohen në lidhje të reja, pos në lidhje të shkurtra.

Shigjetari

Kur femrës Shigjetare i thonë se është tradhtuar, ajo nuk e merr shumë seriozisht këtë punë. Do të mendojë se në pyetje është ndonjë shaka dhe do të buzëqeshin. Madje edhe kur vërtetohet se mashkulli i saj është afruar shumë me ndonjë femër tjetër, deri në fund nuk e besojnë këtë. Kur përfundimisht të ballafaqohet me situatën momentale, kaplon mllefi dhe atëherë përgjigjet për veprimet e veta. Ajo më pas shndërrohet në anën e errët të saj dhe asgjë nuk mund të befasojë. Pasi të jetë pajtuar me ndarjen, do të konsiderojë se më mirë është kështu, sepse e ka shpëtuar nga humbja e kohës, me një person të gabuar.

Bricjapi

Bricjapi femër me krenari e pranon lajmin për tradhtinë, por thellë në vete do të vuajë. Ato nuk hyjnë aq lehtë në lidhje. Është e gatshme të përpijë shumë kriza dhe grindje, e edhe tradhtinë. Njerëz jemi, gabojmë. Deri në fund do të mundohen ta shpëtojnë lidhjen e tyre dhe pranojnë humbjen vetëm atëherë kur nuk ka çfarë të shpëtohet më. Nëse braktiset, e ngarkon veten me punë, fillon ndryshimet në jetën e përditshme. Nuk lëshohet në lidhje të re menjëherë, pasi që i nevojitet kohë për t’ju besuar njerëzve përsëri.

Ujori

Është vështirë të parashikohet se si Ujori femër ndikon në lajmin e tradhtisë, marrë parasysh faktin se janë njerëz të paparashikueshëm. Nëse që një kohë të gjatë nuk ka funksionuar në lidhje, kjo u shërben si arsye e mirë që të mos vihet pika. Me ish-in mbesin në marrëdhënie shoqërore. Nëse në pyetje ka qenë vetëm seksi, ndoshta mund ta kapërdijnë tradhtinë, por kohë pas kohe, partnerit të vet do t’i “kërcasin” në kokë për këtë. Nëse partneri i saj ka ndjenja për femrën tjetër, kjo ia dëmton krenarinë dhe nuk pajtohet lehtë me situatën. Një femër e lënduar nuk dëshiron asgjë më me personin që e ka lënduar, e hedh nga jeta dhe mendja e vet.

Peshqit

Peshqit romantikë besojnë në dashurinë e përjetshme. Besojnë në imagjinatën rreth dashurisë dhe tradhtia mundet t’i qesë nga sistemi, rreth jetës së përbashkët deri në vdekje. Vuajtjen e tyre e shohin në ditët dhe netët duke qarë, e tema e vetme që e flasin me miqtë është lidhja e saj. Personin që e ka tradhtuar e shmangin dhe dëshirojnë të mos e vërejnë fare, madje edhe veprojnë ashtu, thuajse ai nuk ekziston. Në fakt, ato kështu e fillojnë procesin e ndarjes, duke u larguar prej tij kohë pas kohe. Së pari i paketojnë gjërat dhe shkojnë në pushim me shoqet, derisa gjërat të qetësohen pak.


Like it? Share with your friends!