Situata në spitale/ Bien infeksionet, por vdekjet mbeten të larta, sa pacientë janë të intubuar dhe në terapi intensive


Bien shifrat e COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nga 2092 testime, kanë rezultuar 264 raste të reja, ndërsa kanë humbur jetën 9 persona.

Situata në spitale vijon të mbetet e qëndrueshme, me 255 të shtruar, nga 262 që raportoheshin dje.

“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.”

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Statistika (05 Prill 2021)

Raste të reja ditore        264
Të shëruar në 24 orë     589
Të shtruar në spitale      255
Humbje jete në 24 orë    9
Testime ditore                2092

Testime totale            572,719
Raste pozitive             126,795
Raste të shëruara        94,431
Raste Aktive                 30,090
Humbje jete                  2274

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   21182
Fier      2582
Durrës   1262
Gjirokastër  1245
Shkodër  1085
Vlorë     789
Korçë   775
Kukës     351
Dibër    336
Elbasan  277
Lezhë     152
Berat     53

 


Like it? Share with your friends!