SKANDAL : Drejtoreshat nuk pranojnë Mirela Karabinën, Ministren e Arsimit në ceremoni.


Edhe pse është ende në detyrë, Ministrja e Arsimit Mirela Karabina dje, edhe pse ka kërkuar  të jetë pjesë e inaugurimit të vitit të ri shkollor, nuk u lejua! Të paktën 5 shkolla në kryeqytet e kanë refuzuar, ndërkohë që nuk ka munguar në ceremoni Lindita Nikolla e cila zyrtarisht nuk ka marrë detyrën.
Nga burime të besueshme mësohet se drejtoreshat të cilat janë kontaktuar nga vetë ministrja Karabina i kanë thënë që s’munden ta presin pasi rrezikojnë vendin e punës.

Në vend të denonconte këtë xhest, Basha doli dje vetë dhe uroi para mediave fillimin e vitit të ri shkollor, pa marrë fare parasysh se edhe sot ministrja teknike është në detyrë për të bërë dorëzimin.


Like it? Share with your friends!