Skandali I Facebook/ Eksperti zbulon se janë vjedhur të dhënat e mbi 500 mijë shqiptarëve


Të dhënat personale, si emër, atësi, mbiemër, ditëlindje, adresë poste elektronike (e-mail), e deri tek numrat e telefonit të më shumë se gjysmë milioni shqiptarësh kanë përfunduar falas në tregun e zi të internetit.

 Informacionet personale janë grumbulluar para më shumë se 2 vitesh, kur Facebook pranoi se kishte një problem me sigurinë, por ky rast tregon sesa shumë informacion grumbullon Facebook nga klientët e tij.

Në Shqipëri janë fiks 506 mijë e 602 përdorues të rrjetit social më të madh në botë, të dhënat e të cilëve janë grumbulluar nga hakerat dhe më pas kanë përfunduar në tregun e zi të internetit.

Sipas platformës “The Hacker News”, e njohur për këshillat dhe ekspertizën që jep në fushën e mbrojtjes kibernetike mund t’u jenë zbuluar edhe të dhëna të ndjeshme, siç është numri i telefonit.

I ftuar në “Wake Up”, Brenton Bënja nga “GeekRoom.al” bëri të ditur se gjithçka u zbulua të shtunën dhe nga ky skandal i madh janë prekur edhe shqiptarë.

“Gjithçka në fakt shpërtheu këtë të shtunë, kur Alon Gal, i cili është një monitorues të dhënash online, publikoi në Twitter se 503 milionë llogari të përdoruesve të Facebook janë bërë publike në ‘dark web’.

Në fakt, paralajmërimi i tij i parë nisi që në janar, por atëherë nuk dihet se për çfarë të dhënash bëhej fjalë.


Like it? Share with your friends!