Grupi parlamentar socialist ka nisur mbledhjen e firmave për të mbështetur propozimin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve nga grupi parlamentar socialist thotë se paraditen e sotme deputetëve socialistë i ka mbërritur një mesazh ku thuhet:
“Bazuar ne disa shkelje te renda te Kushtetutës sipas parashikimeve te nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjate fushates zgjedhore, ne konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te inicijojme Proceduren e Shkarkimit te Presidentit te Republikes. Per kete qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyres se Grupit Parlamentar per te firmosur PROPOZIMIN PER SHKARKIMIN E PRESIDENTIT.”
Vendosmërinë për shkarkimin e presidentit e ritheksoi edhe një ditë më parë kryeministri Edi Rama i cili tha se nuk do të humbet kohë dhe se parlamenti aktual do të shkarkojë presidentin.
Top Channel