Sot është dita botërore e humanizmit


19 Gushti është dita botërore e Humanizmit, një ditë botërore në të cilën festohet për humanizmin, ku njerëzit ndihmojnë njëri tjetrin. Njëkohësisht kjo ditë përkon dhe me sulmin kur sekretari i përgjithshëm në Irak Segio Veira de Mello dhe 21 kolegë të tij u vranë në një sulm me bombë në Bagdad më 19 gusht të vitit 2003. Në këtë ditë komuniteti ndërkombëtar i kushton rëndësi për të gjithë punëtorët vullnetar dhe forcon mesazhin që për vullnetarët, sidomos në vendet ku lufta ende vazhdon si në Lindjen e Mesme, tu sigurohet jeta.  Punët humanitarë për njerëzimin po bëhet një nga profesionet më të rrezikshme. Marrja peng e tyre, vrasja dhe keqtrajtimi i tyre po bëhet gjithnjë e më I pranishëm si në Afganistan, Sudan, Siri, Somali si dhe në të tjera shtete me konflikte. Në 15 vitet e kaluara më shumë se 1000 punonjës humanitarë janë vrarë dhe 1500 të tjerë janë marrë peng dhe keqtrajtuar.


Like it? Share with your friends!