Studentët në solidaritet, fushata për të ndihmuar familjet në vështirësi


“Solidariteti është një antivirus, le ta përdorim atë”. Ky është apeli i nismës i”Studentëve të Solidaritetit”, një grup studentësh të shkollave të mesme dhe universitare nga Bari, i cili synon të ndihmojë njerëzit dhe familjet e prekura nga efektet e krizës aktuale ekonomike përmes shpërndarjes së ndihmave.
Një mijë pako të dorëzuara, më shumë se 1000 familje përfituese, 56 tregtarë të përfshirë, janë vetëm disa nga shifrat që dalin pas një viti nga aktiviteti i projektit studentor Bari, që mori jetë në Prill 2020, gjatë bllokimit të parë.
“Ne krijojmë pako me ushqimet bazë dhe produkte të higjenës, duke pasur parasysh që ndihmat të korespondojnë me numrin e anëtarëve të familjes ku pako shkon. Këto paku u dorëzohen familjeve që na kontakojnë për ndihma”, shprehet për Telebarin një nga studentët e përfshirë në projekt.

Për të vazhduar aktivitetin e tyre vullnetar, studentët kanë vendosur të fillojnë një fushatë të re financimi për të qenë në gjendje të plotësojnë nevojat e një numri në rritje të njerëzve që kanë nevojë për ndihma, sepse “solidariteti – deklarojnë ata – është një veprimtari që nuk përfundon kurrë”.// telebari


Like it? Share with your friends!