Surprizat e moti, ja ku priten reshje shi. Parashikimi i motit për sot


Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira, të cilat do sjellin mot të kthjellët por që nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara, kryesisht në zonat lindore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14ºC në 27ºC, në zonat e ulëta nga 20ºC në 33ºC dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 34ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

 


Like it? Share with your friends!