Tableta në repartet Covid, transmentohet mesha e Krishtlindjes për pacientët e shtruar


Tableta në repartet  COVID-19  të “Policlinico di Bari” për të ndjekur meshën në prag të Krishtlindjes në distancë. Ritet fetar, për pacientët e shtruar në kujdesin intensiv , u transmetuan nëpërmjet internetit. Në zonën “e pastër” të departamentit të Pneumologjisë Covid, At Giuseppe, i shoqëruar nga kryeinfermierja e turnit dhe drejtoresha e njësisë operacionale  kryen meshën përpara një kompjuteri. Përmes ekranit, të lidhur në rrjet, imazhet u transmetuan në tableta të dorëzuara tek pacientët dhe  punonjësit shëndetësorë të cilët dëshironin të ndiqnin festimin. “Shpresa – tha frati, duke iu drejtuar mjekëve, infermierëve dhe punonjësve shëndetësorë – është që ju të mund të jeni me të vërtetë engjëj për të sëmurët të cilëve ju kërkojnë që  tj’u shërbeni çdo ditë”. //Telebari

 


Like it? Share with your friends!