Telegram sfidon Zoom dhe Skype


epa08967950 A photo illustration shows the logo of social media messaging application Telegram on a computer screen, in Paris, France, 27 January 2021. The popular application (app) Whatsapp has faced backlash after announcing on 04 January a change to its privacy policy under which users widely interpreted that personal information would be shared with the app's parent company, Facebook. Although the policy change allegedly was only to affect interactions with business accounts, it prompted millions of users to migrate to rival messaging applications such as Signal and Telegram. EPA/IAN LANGSDON

/ATSH-DPA/ – Kompania ruse Telegram do të sfidojë kompanitë amerikane Zoom dhe Skype, pasi është gati të nisë thirrjet video në grup, deklaroi shefi i saj, Pavel Durov.

Kompania Telegram kishte planifikuar ta shtonte atë në vitin 2020, por pandemia ngadalësoi punën e zhvillimit.

Sidoqoftë, thirrjet individuale të enkriptuara arritën gushtin e kaluar.

Njoftimi i Durov u shpërnda në kanalin e tij Telegram ku ai shkruajti se “duke folur për thirrjet video, në maj do të shtojmë një dimension video në bisedat tona zanore, duke e bërë Telegram një platformë të fuqishme për thirrjet video në grup”.

Pikërisht prania e vëmendjes së madhe ndaj privatësisë është një nga elementët në të cilin Durov përqendrohet më shumë kur flet për Telegramin.

Kompania arriti në 400 milion përdorues aktivë në muaj në Prill 2020, dyfish më shumë se 200 milion në 2018. /os/


Like it? Share with your friends!