Tërheqja e Plutonit për 5 muaj do të ndryshojë në mënyrë drastike jetën tuaj të dashurisë


Qofshi gati apo jo, këtyre ndryshimeve duhet t’u hapni derën ! Më 22 Qershor, deri më 30 shtator Plutoni do të tërhiqet nga shenja e Bricjapit. Kjo lëvizje do të ndikojë në të gjitha shenjat e zodiakut ndaj lexoni më poshtë se për çfarë duhet të përgatiteni dhe çfarë duhet të prisni, pasi energjia e këtij planeti është jashtëzakonisht transformuese.

Një tërheqje e Plutonit ndodh çdo vit dhe zgjat rreth pesë muaj, kohë gjatë së cilës na kërkohet të reflektojmë, të “gërmojmë” në nënndërgjegjien tonë dhe të nxjerrim në dritë gjithçka që është fshehur nën sipërfaqe.Plutoni nuk kujdeset për zonën tuaj të rehatisë, ndaj kjo është periudha më e mirë për të përqafuar ndryshimet që i keni kërkuar prej kohësh.

Megjithëse Plutoni është aktualisht në Bricjap, ai në të vërtetë sundon Akrepin, i cili është shenja që rregullon lidhjet romantike. Gjatë kësaj kohe, për shkak të natyrës së thellë romantike të Plutonit dhe disa ndryshimeve të Venusit ju do ta ndjeni këtë energji gjatë muajve të ardhshëm.

Shpesh në astrologji, kur kemi këto periudha “tërheqjeje” ne duhet të presim derisa të shkojnë në gjysmë të rrugës ose deri në fund, në mënyrë që të shohim ndikimet e këtyre forcave kozmike në jetën tonë. Në mënyrë që t’i lejojmë këto ndryshime të na ndodhin duhet të jemi në gjendje që së pari të çlirojmë veten nga e kaluara.

Kjo do të thotë që jo vetëm duhet të vlerësojmë gjithçka që kemi në të tashmen, por gjithashtu të falim për gabimet e kaluara. Plutoni do të sjellë dikë të ri në jetën tuaj, por nuk duhet të keni frikë nga ndryshimet.
Plutoni është në anën tuaj dhe nuk duhet të keni frikë nga iniciativat e reja që mund t’ju nxjerrin nga zona e rehatisë. Gjithçka ndodh gjithmonë në kohën e duhur.


Like it? Share with your friends!