“Thuaj që vdiq nga kor -onavirusi”/ Pipero u përgjigjet teorive konspirative: S’ka shanse, po hyre në spital i sëmuri s’të lëshon nga dora (Tregon rastin e farmacistes)


Lidhur me këtë, Pipero u shpreh se nuk ka mundësi të ndodhë, pasi duhet letër konfirmuese nga mjeku infeksionist që e ka ndjekur. Më tej, mjeku rrëfeu një bisedë të tij me një farmaciste 26-vjeçare e prekur nga Covid-19.

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka komentuar një mesazh të një qytetari, I cili shprehej se në shumë raste vdekjesh, u është thënë se duhet të regjistronin të afërmit e tyre si viktima të Covid-19. Teksa ishte i ftuar në studion e “AbcNews”, gazetari Endri Xhafo, i lexoi një mesazh të tillë Piperos dhe i kërkoi koment.

Nuk besoj që virusi ekziston. Kemi pasur raste vdekjesh dhe na është kërkuar t’i regjistrojmë si me Covid-19. Thuaj që vdiq nga corona na thonin,”- lexoi ndër të tjera Xhafo.

Lidhur me këtë, Pipero u shpreh se nuk ka mundësi të ndodhë, pasi duhet letër konfirmuese nga mjeku infeksionist që e ka ndjekur. Më tej, mjeku rrëfeu një bisedë të tij me një farmaciste 26-vjeçare e prekur nga Covid-19.

Nuk mund të ndodhë pavarësisht se çfarë thonë. Pa një letër konfirmuese nga mjeku që është Covid nuk ka shanse të ndodhë kjo gjë. Nuk duhet ta besojmë. Një farmaciste nga Durrësi më mori ne tel pardje më tha jam keq. Kam dalë pozitive dhe jam keq dhe më vjen keq që kam qenë njeriu mosbesues që thoja mashtrohet populli. Sapo ju thashë që ka dy realitete. Kur më shohim mua më thonë ‘o Pipero po vërtet ka Covid mo’. Në spital, po hyre, i sëmuri nuk të lëshon nga dora se është i vetëm. Realiteti i spitalit është ndryshe. Mua më vjen keq që numrat te ne janë rritur se jemi të shkujdesur,”– tha Pipero.


Like it? Share with your friends!