“Ti mprehin sopatat, lopatat e sfurqet për të dielën”/ Meta thirrje qytetarëve: Po u prek vota, ngrihuni me mua në krye


Presidenti Ilit Meta në një konferencë të fundit për shtyp , u shfaq tejet i ashpër pas incidentit në Fier të LSi me heqjen e banderolave.

Ai e nisi fjalën duke thënë se kryetari i bashkisë së Fierit do shkojë në burg, “por jo vetëm për këtë po se ka bërë shkelje shumë të rënda”.

Ndërsa i bëri apel Kejdi Mehmetaj që të flasë me Ruçin për këtë gjë, Meta u bëri një thirrje të pazakontë banorëve të qarkut Fier që të ngrihen me sfurqe e sopata në rast prekje votash.

Meta: Fol me Ruçin Kejdi, hiqini banderolat tuaja derisa të mbarojë mitingu Ramës, dhe pastaj vëreni prapë, se nuk është ky problemi më i madh që ka Fieri, se qytetarët e dinë ç’ka bërë ai kryetari, dhe do u japë dënimin me votë plebishitare.

Tani unë meqë për dy ore do iki në Vlorë dhe do kaloj në Fier, do iki vetë t’ja vë posterat e tij që të kënaqet ai, provokator i qelbur që kërkon të prishë ditën e dielës.

Ti mprehin sfurqet, kosoret, lopatat, sopatat t’i mprehin e t’i kenë gati për të dielën dhe po u prek vota, do dalin kundër me presidentin në krye qytetarët e Fierit dhe Mallastrës.

Se ky është problemi, që më vonë të thonë që kjo u bë me urdhër të Metës, se kështu thonë.

Tani dua ti them kryerilindasit, shumë mirë bërë që i arrestove ata të tre të Kavajës, po t’i vetë i dërgove ata në Kavajë , këta horra, njëri i lidhur me narkotrafikun , se ti vdes për këta.

Ndërkohë që Meta bëri dhe një premtim. Ai tha se nëse mazhoranca arrin të fitojë ndershmërisht 71 mandate, mandatin e 72 të tijin ai do ua japë vetë:

Nuk dua më asnjë pikë gjaku , as pikë loti për zgjedhjet, secili të votojë siç do, nëse merr 71 mandate në mënyrë të ndershme Rama , do t’i jap dhe të presidentit vetë. Ama nëse preket një votë të gjejë vend e të futet.

Top Channel


Like it? Share with your friends!