Burime bëjnë me dije se dy persona janë vënë në prangat e policisë, për shkak të dhunës në familje.
Të arrestuarit janë B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (babë e birë) pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrin dhe krushku e tyre).
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasve B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (babë e birë) pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrin dhe krushku e tyre).