Tmerr! Në Brazil “trazojnë” të vdekurit, heqin të vjetrit për t’i liruar vendin viktimave të COVID


Pandemia e Covid, ka përkeqësuar gjendjen në Sao Paulo, të Brazilit, teksa mësohet se atje ka nisur zbrazja e varreve të vjetra për të varrosur viktimat e reja nga Covid. Punonjësit në varrezat Vila Nova Cachoeirinha në pjesën veriore të qytetit kanë nisur punën për të hapur varret, në mënyrë që të vendosen trupat e pajetë të viktimave të reja nga virusi.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Brazil, janë shënuar 3,769 vdekje të reja për shkak të Covid-19. Sakaq , Bolivia njoftoi të enjten se do të mbyll kufirin e saj me Brazilin për shkak të virusit të ri brazilian.
Sa i përket vaksinimit, bëhet e ditur se deri më tani vetëm 7% e brazilianëve kanë marr dozën e pare te vaksinës Covid-19 për arsye se fushata e vaksinimit po përparon shumë ngadalë.

Covidi i llojit të ri në Brazil zë vendin e dytë për nga rrezikshmëria, pas virusit të shfaqur në SHBA.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se spitalet në vend janë mbushur dhe se 90% e tyre i takojnë kujdesit intensiv.


Like it? Share with your friends!