Tragjike në Itali/ Djali helmon të dy prindërit me darkën që u kishte përgatitur, ndërrojnë jetë të dy


Alessandro Asoli një 19-vjeçar nga Bolonja  ka helmuar nënën dhe babain e tij, ky i fundit humbi jetën menjëherë ndërsa nëna e tij u dërgua në gjendje të rëndë në spital. Djali u arrestua në shtëpinë e gjyshërve të tij dhe po merret në pyetje pasi ai iu dha helm prindërve në darkën që kishte gatuar vetë.

Alarmi u ngrit nga disa fqinjë, të cilët dëgjuan britma dhe zhurmë nga banesa. Stafi shëndetësor e gjeti çiftin në gjendje kritike, ku 57-vjeçari vdiq në vend ndërsa gruaja u dërgua me urgjencë në spitalin Maggiore në Bolonjë.

Nga mediat italiane raportohet se djali dyshohet të ketë përdorur për të helmuar nënën e tij dhe partnerin e saj ende nuk është analizuar, por nga hipotezat e para mund të jetë një përbërje kimike e blerë në internet dhe e futur në një pjatë makarona me salmon që ai kishte përgatitur për të darke.


Like it? Share with your friends!