Tragjike në Tiranë/ 44-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Policia njofton se një 44-vjeçar është hedhur nga pallati.

Sipas policisë, më datë 28.04.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Gramoz Pashko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, shtetasi E. K., 44 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.


Like it? Share with your friends!