Tragjike në Tiranë/ Konsumoi mbidozë ilaçesh duke i dhënë fund jetës, 35-vjeçarja ishte në gjëndje të rënduar psikologjike dhe nuk ka mundur dot…


Një 35-vjeçare në Tiranë i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një sasi ilaçesh. Policia bën të ditur se reja ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

“Shtetasja Gj. Ç. 35 vjeçe, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar një sasi medikamentesh dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

 


Like it? Share with your friends!