Tregëtonte naftë kontabandë, ndalohet pronari i pikës së karburantit


Një 46 vjeçar pronari i një pike karburanti është ndaluar nga policia, pasi gjatë një kontrolli në subjektin e tij është zbuluar një sasi nafte kontrabandë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës ndaluan shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pikën e karburantit të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 746 litra naftë, e dyshuar kontrabandë, e cila tregtohej në mënyrë të kundërligjshme.

 


Like it? Share with your friends!