Trendi që po rritet: 7 në 10 meshkuj zgjedhin femrat më të mëdha


Pak për modë e pak për t’u kthyer pas në kohë, femrat gjithnjë e më shumë po zgjedhin një partner më të ri në moshë, shumë më të ri. Dikur femrat i druheshin përballjes me meshkuj më të rinj, u druheshin rrudhave të moshës dhe kishin frikë se mos diferenca në moshë binte në sy menjëherë. Përgjatë viteve, kërkesa e vazhdueshme për t’u emancipuar dhe aftësia për t’ia dalë vetë mbanë, edhe financiarisht, u ka dhënë femrave më tepër siguri, më pak pengesa morale.

7 në 10 meshkuj preferojnë femrat më të mëdha

Është ky rezultati nga një sondazh i zhvilluar në Itali nga portali kryesor që promovon takimet mes femrave dhe meshkujve.

Ky sondazh vuri re, në një masë 1000 meshkuj me 1000 femra të moshës 18 deri në 60 vjeç, se çiftet ku mashkulli është më i ri se femra tashmë janë 21 % të totalit.

Nga njëra anë një femër rreth të dyzetave, nga ana tjetër një mashkull më i ri.

Është kjo tipologjia e çifteve që janë në rritje, të paktën në Evropë për vitin 2018.

Por shtrohet pyetja se cili mashkull nuk ka fantazuar të paktën një herë në jetë që të “kapet” nga një femër më e pjekur, pa nevojën e impenjimit të madhe që kërkon një femër e re, të cilën duhet ta bësh për vete?

“Fakti është që janë gjithmonë e më shumë femrat që kërkojnë një partner të ri.

Koha po tregon se kjo meshkujve u pëlqen, 68 % e tyre kanë deklaruar se tërhiqen nga femra më të mëdha, të sigurta tek vetja dhe të realizuara”, – shprehen studiuesit.

Sipas studimeve, këto çifte shënonin vetëm 14% të totalit në 2015 por janë 21% në 2018 dhe janë edhe çiftet që zgjasin më shumë dhe gjejnë stabilitet në kohë.

40% e çifteve ku femra është më e madhe, edhe pas 5 vitesh, janë ende bashkë, gjë që nuk mund të thuhet për çiftet që janë në sensin e kundërt.

Pas tyre vijnë çiftet me një vit diferencë, 33% dhe çiftet moshatarë me 27% e çifteve të stabizuar.

Bëhet fjalë për çifte të suksesshme kur diferenca është maksimumi 8 vite.

Jane 74 % e femrave që zgjedhin partner më të ri janë mbi 35 vjeç dhe kanë një jetë shumë të stabilizuar, pamje të bukur dhe arsim të lartë.

Ndërkaq, femrave ju kujtojmë se:

Për të nisur një marrëdhënie me një mashkull më të ri në moshë është e nevojshme të keni një dozë të madhe sigurie dhe vetëvlerësimi.

Kështu do mund t’u bëni ballë kritikave të njerëzve që nuk janë dakord, por mbi të gjitha siguria ju vlen për të mposhtur frikën se mos partneri ju refuzon për shkak të shenjave të moshës.

Nuk është e shëndetshme të ndiheni në faj apo të keni turp për marrëdhënien tuaj.

T’i jepeni një dashurie kaq “jashtë skemave”, do të thotë se keni aftësinë t’u besoni ndjenjave, të njihni jashtëzakonisht shumë mirë veten dhe nevojat tuaja pa i dhënë rëndësi mendimit të të tjerëve.

Pastaj duhet të dini se meshkujt që zgjedhin një grua më të madhe në moshë, joshen prej saj pikërisht nga siguria, personaliteti dhe vlerësimi i madh që ka për veten, ndaj shpesh nuk i vënë re detajet fizike.


Like it? Share with your friends!