Trondit me deklaratën kreu i EMA-s: ‘AstraZeneca’ ka një lidhje me trombozat e rralla


Një zyrtar i lartë i Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) tha në një intervistë se ekzistonte një lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut.

Kreu i vaksinave EMA, Marco Cavaleri theksoi për gazetën italiane ‘Il Messaggero’ se ekziston një lidhje midis vaksinës që shkakton mpiksjen e gjakut te pacientët, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë e shkakton

“Ekziston një shkak, por ne ende duhet të kuptojmë se cili është”, shtoi Cavaleri, duke shtuar se lidhja midis vaksinës dhe trombozës do të konfirmohet nga agjencia në orët e ardhshme.

Presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Maria Theodoridou në Greqi, foli dje në konferencën e EODY rreth problemit të vaksinimit me AstraZeneca.

Ajo tha: “Ka pasur shumë diskutime në lidhje me vaksinën AstraZeneca. Nga një këndvështrim epidemiologjik,  mpiksja e gjakut është më e zakonshme te  gratë nën moshën 55 vjeç.

Agjencia Europiane e Barnave ka theksuar se përfitimi i tejkalon rreziqet e vaksinës.

 


Like it? Share with your friends!