U konfliktuan dhe e qëlloi me armë zjarri aktivistin e PD- së në Kavajë, Gjykata shpall vendimin për Ndriçim Jonuzin


Gjykata e Durrësit ka shpallur vendimin e  masës “arrest me burg” për Ndriçim Jonuzin, i dyshuar si autori  i plagosjes së sekretarit të zyrës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni.

Ndërsa për Dorjan Troplinin dhe Markel Shtyllën gjykata vendosi masën e ‘arrestit në shtëpi’. Këta persona akuzohen se sulmuan sekretari e zyrës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni duke e lënë të plagosur në këmbë.

Akti i Jonuzit u bë edhe argument politik mes palëve për të zbuluar arsyet e veprës së tij. Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale ky i fundit sqaronte se motivet nuk lidheshin me prirjen politike.

Menjëherë pasi kreu krimin, ai u arratis, por policia arriti të gjejë vendndodhjen e tij dhe ta vërë në pranga.

 


Like it? Share with your friends!