Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka njoftuar sot se Agjencia Kombëtare e Rinisë ka shpallur thirrjen për krijimin e Këshillit Kombëtar Rinor, ndaj ftohen të gjithë të rinjtë dhe këshillat studentore, të paraqesin kanditaturat. Këshilli Kombëtar Rinor, do të jetë një organ këshillimor që funksionon pranë Ministrit përgjegjës për rininë. UAM e bëri njoftimin në një postim në faqen zyrtare në FaceBook.
Postimi i plotë:
UAMD njofton se Agjencia Kombëtare e Rinisë ka shpallur thirrjen për krijimin e Këshillit Kombëtar Rinor, i cili do të jetë një organ këshillimor që funksionon pranë Ministrit përgjegjës për Rininë. Ftohen të gjithë të rinjtë si dhe këshillat studentorë, të paraqesin kandidaturat potenciale për të qenë anëtarë të këtij këshilli.
Për më shumë informacion dhe dokumentat e aplikimit klikoni në linkun: https://bit.ly/3reSfHG
Dokumentat e aplikimit duhet të dërgohen me e-mail në adresën: info@rinia.gov.al.
Afati i aplikimit: 28 shkurt 2021
Suksese në aplikimin tuaj!