‘Unë e kam pritur me ngulm…’, zbulohet ditari i motrave Josifi, ja çfarë shkruhet brenda tij (FOTO)


Vijojnë të dalin pjesë të shkëputura nga faqet e ditarit të motrave Josifi (Blerta e përdorte më shumë), gjatë kohës që ato kishin pranuar Zotin dhe ishin bërë pjesë e pandashme e besimit tek ai. Kjo gjë shihet qartë nëse lexohen shënimet që policia ka gjetur në shtëpinë e tyre. Në ditarin e vogël ku shihen shënime me përmbajtje të dukshme fetare, shënime që ekzaktësisht nuk dihet nëse i ka shkruajtur vetëm Blerta, shkruhet: “Unë kam pritur me ngulm dhe durim Zotin dhe ai u përkul mbi mua”.

 

ditari.png

 

“Ai do të të mbulojë me pendët e Tij dhe do të gjesh strehë në krahët e TIJ”.

 

ditari1.png

“Por e zbrazi veten e Tij duke marr trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme, pasi njeri e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit”.

 

ditari1.png

 

Ngjarja e Kombinatit që u bë publike më 2 korrik të këtij viti, ka shokuar mbarë opinionin publik në vendin tonë. Në lidhje me këtë histori horror, dita ditës dalin detaje të reja, disa prej dëshmive që jep Blerta Josifi për hetuesit apo dhe familjarët. Në dëshminë e saj për policinë, Blerta Josifi ka thënë se në procesin e mumifikimit të së motrës nuk kanë marr pjesë persona të tjerë.

ditari2.png

Kujtojmë që Anisa Josifi u mbajt e vdekur për 15 muaj në dhomën e saj, teksa lyhej me vaj, uthull e aromatizues, në mënyrë që trupi i dekompozuar të mos lëshonte erë të keqe. Një ventilator u gjend gjithashtu në dhomën ku dergjej e pajetë Anisa, 30-vjeçare.


Like it? Share with your friends!