Ushqimet e Duhura Për Jetëgjatësinë – Sa dhe Si Duhet T’i Konsumoni


Ekspertët më në zë të ushqyerjes së shëndetshme janë të mendimit se jetëgjatësia nuk varet nga sasia e kalorive, vitaminave apo e proteinave.

Ushqyerja e shëndetshme nuk është një praktikë strikte me rregulla që nuk shkelen dhe sasi të sakta e të pagabueshme ushqyesish.

Lexoni më poshtë nga agroWeb.org, këshilla shumë të vyera mbi regjimin e duhur ushqimor për një jetë më të gjatë.

95 % e ushqimit duhet të vijë nga bimët

Perimet, zarzavatet, drithërat dhe bishtajoret nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj ushqimor.

Hani më shumë produkte të stinës dhe një pjesë të tyre bëjini turshi.

Barishtet janë ushqimet më të mira të jetëgjatësisë.

Njerëzit që konsumojnë një racion me barishte në ditë kanë më pak gjasa të sëmuren rëndë në vitet e ardhshme se sa ata që nuk konsumojnë barishte.

Mishi, jo më shumë se 2 herë në javë

Përpiquni të konsumoni të paktën 5 racione të vogla mishi në muaj.

Zgjidhni mish pule, qingji ose derri nga ferma të mira organike, të ushqyera në natyrë.

Konsumoni peshk një herë në javë

Njerëzit që konsumojnë barishte dhe ushqime bimore duke përfshirë një sasi të vogël peshku në ditë, jetojnë më gjatë.

Sardelet dhe merluci janë zgjedhje shumë e mirë, sepse nuk janë të ekspozuara ndaj merkurit apo metaleve të tjera të rënda.

Të paktën 3 vezë në javë

Hani vezët në mëngjes dhe shoqërojini me fruta ose ushqime me bazë bimore apo drithëra.

Gjysëm racioni me fasule mund ta konsumoni çdo ditë

Fasulet përbëhen nga 21 përqind proteinë, 77 përqind karbohidrate komplekse dhe pak yndyrë.

Ato janë një burim i shkëlqyer fibre.

Për më tepër, një gram fasule përmban më shumë ushqyes se çdo ushqim tjetër në tokë.

Zgjidhni drithëra të plota

Gruri, thekra, elbi ofrojnë një spektër të gjërë ushqyesish dhe fibre.

Por bëni kujdes pasi shpesh buka bëhet me brumë të ardhur që shpërbën niseshten apo glutenin dhe krijojnë një acid që ul nivelin glicemik tek buka.

Konsumoni më pak sheqer

Përpiquni të mos konsumoni më shumë se 4 lugë çaji me sheqer në ditë.

Hani ëmbëlsira pak herë në javë dhe shmangni ushqimet e përpunuara me ëmbëlsues shtesë.

2 grushta me arrorë në ditë

Një studim i Harvardit thotë se ata që hanë arra ose arrorë jetojnë më gjatë dhe kanë 20 përqind më pak gjasa të sëmuren se ata që nuk hanë arrorë.

Arrorët ulin edhe kolesterolin e keq me deri 20 përqind.

Pini më shumë ujë

7-8 gota me ujë në ditë ju hidratojnë dhe ulin rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Nëse pini ujë, keni më pak etje ndaj pijeve të ëmbla apo të gazuara.

Alkoli? Më mirë verë të kuqe

Vera e ndihmon organizmin të përthithë antioksidantët nga ushqimet me bazë bimore.

Vera e kuqe në fund të ditës së punës ul stresin dhe i bën mirë shëndetit.

Pini çaj jeshil

Çaji jeshil ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disa tumoreve.

Mund të përzieni çajra të rozmarinës, sherebelës dhe lulerradhiqes. Ose të konsumoni çaj mali.

Të gjitha këto çajra luftojnë inflamacionin.

Po kafeja?

Studimet shpjegojnë se pirja e kafesë, por në sasi të kufizuara ul rrezikun e sklerozës dhe Parkinsonit.

Kombinimet perfekte të proteinës

Kombinoni bishtajoret, drithërat, arrorët dhe perimet për të marrë 9 amino acidet esenciale që trupi nuk i prodhon dot.

Për shembull ju mund të konsumoni një racion e gjysëm me speca të kuq me 3 racione lulelakër të gatuar e kështu me rradhë./AgroWeb.org

 


Like it? Share with your friends!