Vaksina anti-koronavirus gati në janar do kushtojë 2-3 euro


Presidenti i Kompanisë Bioteknike Italiane ‘Irbm’, ka deklaruar se vaksina do të gjendet në farmaci në muajin janar dhe do të kushtojë 2-3 euro.

Piero Di Lorenzo tha se faza tre dhe e fundit e testimit të vaksinës do të përfundojë në fund të shtatorit.

“Brenda disa muajve, miliona doza do të jenë në dispozicion dhe në dymbëdhjetë muaj, falë prodhimit dhe kapacitetit kolosal të gjigantit prodhuese ‘AstraZeneca’, planeti mund të imunizohet me dy miliardë doza vaksine”, tha Di Lorenzo.

Lorenzo theksoi se parët që do të vaksinohen do të jenë kategoritë më të rrezikuara dhe nëse gjithçka shkon mirë në 180 ditë vaksina do të jetë e disponueshme në farmaci me një kosto shumë të ulët 2-3 euro.


Like it? Share with your friends!