Vaksinimi: Mbërrijnë 27 mijë doza Moderna në Puglia, 104 mijë Pfizer priten të mërkurën


Inscription COVID-19 on white background. World Health Organization WHO introduced new official name for Coronavirus disease named COVID-19; Shutterstock ID 1642888921; Nom de Projet : -

Në Pulia, rreth 27 mijë doza vaksine kundër kovidit, të kompanisë Moderna mbërritën në mbrëmjen e djeshme. Vaksinat do të shpërndahen nga ASL tek mjekët e familjes për administrim tek personat me aftësi të kufizuara, të prekur nga sëmundje dhe personat mbi 80 vjeç.

Dorëzimet e radhës janë planifikuar, sipas Planit të komunikuar nga rajoni dhe komisioneri, ndërsa të mërkurën: Pfizer do të shpërndajë 104 mijë doza dhe Astrazeneca 21,400. “Ne duhet të vaksinojmë sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, ne kemi gjithë sistemin e duhur të vaksinimit.

Në Pulia madje proçesi doli nga kontrolli në një moment sepse kapaciteti i vaksinimit ishte aq i madh sa autoritet na kërkuan që ta ngadalësojmë. Të gjitha Rajonet mund të bëjnë shumë më tepër vaksina, por vaksinat nuk na arrijnë aq sa duhet ”.

Kjo u deklarua nga guvernatori i Pulias Michele Emiliano. “Në Pulia mund të vaksinonim të gjithë popullsinë brenda një muaji e gjysmë, por nuk kemi “plumba”, tha ai në mënyrë figurative për vaksinatm kështu që mbetet të jemi në pritje të dozave të duhura”, tha ai. //telebari


Like it? Share with your friends!