Monika Kryemadhi Kryetarja e LSI, ka dhënë një mesazh 10 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Monika shprehet se të gjithë e urrejnë politikën e vjetër, meskine dhe të interesave personale, por paralajmëron se fundi i atyre që duan ta mbajnë këtë model është vetëm 10 ditë larg.
Ajo thekson se më 25 prill Rilindja mposhtet dhe rikthehet besimi tek të rinjtë.
Postimi i plotë:
Të gjithë e urrejnë politikën e vjetër meskine, të interesave personale. Fundi i atyre që duan ta mbajnë ende në këmbë këtë model të shëmtuar, që nuk i shërben qytetarëve dhe vendit, është vetëm 10 ditë larg. Rilindja mposhtet dhe rikthejmë besimin e rinisë tek Shqipëria. Ndryshimin e bëjmë bashkë në 25 Prill.
#VOTO6 ?
#VOTOLSI ?
#ShqipëriaShtëpiaJuaj