Video-mesazhi i djalit të Arsimit për Anën i tha të gjitha!


Ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli janë në një lidhje dashurie.

Duket se çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e publikut dhe nëse më parë ruheshin mirë kur dilnin me njëri-tjetrin, tashmë s’e kanë aspak problem.

“Iconstyle.al” ka siguruar një foto të Anës dhe Arsimit në një ambient publik në kryeqytet, teksa pinin diçka e bisedonin me njëri-tjetrin, pa praninë e personave të tjerë.

Dyshja nuk i mohoi në asnjë moment lajmet e lidhjes dhe me veprimet e fundit i kanë lënë të gjithë të kuptojnë se janë bashkë.

Këto ditë, Arsimi është larguar nga Shqipëria për të qëndruar me djalin e tij, duke e lënë “vetëm” Anën. Por, dedikimet për të në rrjete sociale nuk mungojnë, madje as nga djali i vogël i Arsimit.

Ishit kuriozë të dinit si është marrëdhënia e tij me partneren e re të babit? E përkryer!

Vetë Ana ka ndarë në InstaStory një video-mesazh të të voglit, i cili i thotë se e do shumë.

“Lion, ti je dashuri dhe Ana të do shumë i bukuri im”- shkruan ajo, e emocionuar nga ky mesazh i sinqertë.

Epo, Lioni i tha të gjitha për marrëdhënien e tyre!

Video Player

00:00
00:06

Like it? Share with your friends!