Duhet te prisni deri ne daten 3 prill / Astrologu Jorgo Pulla paralajmeron kete shenje horoskopi


Nga data 21 Mars deri në 3 Prill, Dielli do ndodhet në takim me Afërditën tek Dashi, një kënd vecanërisht favorizues për Dashët, Binjakët, Luanët, Shigjetarët dhe Ujorët që kanë lindur në dhjetditëshin e parë dhe dytë dhe për ata që kanë horoskop dhe planet personal (Hëna , Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada e 0 deri në të 15-tën e shenjave të mësipërme.

Dielli që simbolizon gjallërinë, indentitetin dhe produktivitetin tonë në pjesën më të madhe të muajit takohet me Afërditën, planetin e Dashurisë, të lidhjeve ndërpersonale dhe të ardhurave. Kështu që nga të mësipërmet është e dukshme se kjo periudhë sjell shumë mundësi në dashuri, dhe jo vetëm! Për horoskopet femërore ky takim i Diellit me Afërditës është shumë favorizues, sepse tregon se femra ose është në lidhje, pranon kujdes nga mashkulli, që e mbështet shumë psiokologjikisht dhe ti tregon dashuri të pakufizuar, ose është beqare, kështu që ka mundësi të shkëlqyera për dashurinë, nëse është dakort paralelisht dhe horoskopi i saj personal.

Tek horoskopet mashkullorë, ky takim sjell shumë interes nga një person femëror, por edhe mbështetje! Por paralelisht, kjo periudhë sjell dhe shumë mbarësi për vetë meshkujt. Mund të kërkoni rritje nga më të lartit tuaj apo për të fituar ndonjë shpërblim, pasi dhe takimi i Diellit me Afërditën bëhet në shenjën e pranverës, Dashi. Njëkohësisht, të theksuara janë dhe tendencat estetiko-artistike. Bukuria në c’do formë ju tërheq interesin dhe vëmëndjen tuaj!

Dashuroni më shumë c’do gjë të bukur dhe luksoze! Del në sipërfaqje natyra juaj e mirësjelljes dhe ndjeshme, krijoni lehtësisht shoqëri, komunikoni me lehtësi duke u përballur me qëllime të mira me të tjerët. Keni gjallëri dhe jeni optimist. Afërdita dhe Dielli ju falin joshje, shoqëri të mira dhe propozime, jetë të këndshme sociale dhe njohje interesante. Por nevojitet dhe kujdes i vecantë pasi Dielli (egoizëm) mund të “verbojë” Afërditën (domethënë dashurinë)./Astrologu Al


Like it? Share with your friends!