Këshilli i Federatës së Rusisë miratoi një ligj që lejon presidentin, Vladimir Putin të kandidojë përsëri në zgjedhjet presidenciale.
Një numër dispozitash ligjore janë formuluar në bazë të ndryshimeve në Kushtetutë, të tilla, si kufizimi i numrit të mandateve presidenciale për një person.
Ky ndryshim vlen për kreun aktual të shtetit, pavarësisht nga mandatet e mëparshme presidenciale.
Ky rregull lejon që kreu aktual i shtetit të kryejë atë funksion edhe për dy mandate, raporton Politico.
Ligji përcakton që çdo shtetas rus mbi moshën 35 vjeçare, i cili ka qëndrim të përhershëm në vend për të paktën 25 vjet dhe nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë leje shtetësie ose qëndrimi të një shteti tjetër, mund të kandidojë për postin e presidentit të Rusisë.
GSH/