Voto bëje zgjedhjen tënde/ Ministretet Gjonaj, Manstirliu dhe Xhaçka kanë një mesazh për të gjithë: Duhet të dëgjohet fort zëri i qytetarëve


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, kanë votuar ditën e sotme dhe kanë dhënë nga një mesazh për popullin shqiptar.

Në një komunikim të saj në rrjete sociale, Etilda Gjonaj u shpreh se ‘100 vite pas zgjedhjeve të para të vitit 1921, Shqiptarët sot zgjedhin Kuvendin e katër viteve të ardhshme”.

“Këto zgjedhje janë të shumë të rëndësishme dhe është dita të vendosni për komunitetin tuaj dhe gjithçka që ka më shumë rëndësi për të ardhmen e familjes tuaj. Si votues, të gjithë jemi të barabartë në përcaktimin e së ardhmes sonë. Ndaj është tejet e rëndësishme të shkoni të votoni!”, u shpreh Gjonaj.

Nga ana tjetër, Ogerta Manastirliu u ka adresuar edhe një mesazh të gjithë shqiptarëve, ku iu kujton se votimi i ditës së sotme nuk do të përcaktojë thjeshtë qeverinë e 4 viteve të ardhshme, por do të përcaktojë drejtimin që do të marrë Shqipëria në dekadat që do të vijnë.

“Sot është dita kur duhet të dëgjohet fort zëri i qytetarëve. Sepse vota e tyre, nuk do të përcaktojë thjesht qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Mbi të gjitha, vendimi që do të marrë sovrani sot në kutitë e votimit, do të përcaktojë drejtimin që do të marrë Shqipëria jonë në dekadat që do të vijnë. Jam e bindur se qytetarët shqiptarë do ta bëjnë me qetësi dhe mençuri zgjedhjen e të ardhmes së vendit ku duam të rrisim fëmijët tanë”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Ndërkohë ministrja Xhaçka shkruan në “Facebook”:

“Sot është dita e qetësisë e maturisë, e qytetarisë dhe e bashkëjetesës demokratike.

Pjesëmarrja në votim është kontributi më i madh që secili nga ne mund të japë për Shqipërinë ??.

BËJE ZGJEDHJEN TËNDE: VOTO”.


Like it? Share with your friends!