Vrasja në Elbasan/ Gjykata jep masat e sigurisë për Arbër Paplekajn dhe 10 të ndaluarit e tjerë


Gjykata e Elbasanit ka dhënë për Arbër Paplekajn, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, “Arrest me burg”.

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

Gjithashtu ditën e sotme, gjykata ka caktuar masën e sigurisë edhe për Eldjo Bekon, i cili akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Për të është vendosur masa “Detyrim paraqitje”.

Gjykata e Elbasanit ka vendoru “Detyrim paraqitje” edhe për nëntë të ndaluarit e tjerë, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim.

Kujtojmë se këta shtetas akuzohen si të përfshirë në vrasjen që ndodhi në 21 prill në lagjen ‘5 maji’ në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë.


Like it? Share with your friends!