Zaptoi plazhin me shezlongë, ndiqet penalisht 64-vjeçari


Policia Vendore e Durrësit, deklaroi se nisi proçedimin penal ndaj një 64 vjeçari, për zaptim të hapësirave publike.

Njoftimi i policisë Durrës

”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, proceduan penalisht shtetasin:

  1. M., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek “Shkëmbi i Kavajës”, u konstatua se kishte zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

64-vjeçari do të procedohet për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

 

 

 

 


Like it? Share with your friends!