Zblojeni Çfarë tregon emri për personalitetin tuaj?


Numrat në jetën tonë, si dhe shenjat astrologjike, ofrojnë indikacione për personalitetin e njeriut. Ky artikull bën fjalë për domethëniet e emrave sipas astrologjisë.

Emri juaj ka domethënie më të madhe sesa që mendoni, prindërit me zgjedhjen e emrit të fëmijës pa vetëdije ndikojnë në kualitetin e jetës së tij. “Rrezatimi” i tij ndikon shumë në ju, e si të mos ndikonte kur është fjala të cilën secili prej nesh e dëgjon më së shumti herë dhe atë gjatë tërë jetës, e duhet ditur edhe se vibracionet e tingujve rreth nesh kanë fuqi të madhe, edhe pse ndoshta ne nuk e dimë këtë, transmeton Gazeta Kosova Sot Online.

Tabela origjinale e Kaldeit (tabela numerologjike të ashtuquajturës shkollës së Kaldeit, të cilën e bëri të popullarizuar kiromanti, numerologu dhe astrologu irlandez, Luis Hamon),duket kështu e përshtatur me gjuhën tonë:

1 – A, I, J,

2 – B, K, R, Rr, S, Sh

3 – C, G, Ll, Gj, Q

4 – D, Dh, L, M, T, Xh, Ç

5 – E, Ë, H, N, X, Nj

6 – U, Y, V,

7 – O, Z, Zh

8 – F, P, Th

Do të thotë, merrini një laps dhe një letër dhe e shkruani emrin dhe mbiemrin tuaj sipas tabelës.

Më pas secilës shkronjë ia bashkëngjitni numrin e duhur, e më pas i mblidhni ata. Nëse keni numër shumëshifror, mblidheni sërish deri kur ta fitoni një numër njëshifror prej 1 deri në 8. Më pas e shikoni përshkrimin sipas numrit nga emri juaj.

Shembull:

Agim Pula

1+3+1+4+8+6+4+1=28

2+8=10

1+0=1

Numri 1

Numri një u takon idealistëve. Ky numër personave që e bartin u jep personalitete udhëheqëse , guxim dhe kreativitet. Njëshat janë të vendosur dhe ambiciozë. Në anën tjetër, ata mund të jenë egocentrikë, arrogantë, përtacë dhe të dobët. Por, numri një është numër i fillimeve të reja, veprimit dhe udhëheqjes. Ata janë njerëz që udhëheqin në procesin e ndryshimit. Janë njerëz optimistë, të gjallë dhe inteligjentë, të cilët janë gjithmonë ta ndriçojnë errësirën. Në tarot i përfaqëson ‘Magjistari, e në astrologji janë shumë të ngjashëm me shenjën Dashit. Janë nën ndikimin e Diellit, Marsit, Merkurit dhe Uranit, ndërsa u takojnë elementit të zjarrit. I kanë të gjitha ngjyrat e aurës. Rubini është guri i përkryer i çmuar për numrin një. Muajt janar dhe tetor janë relativisht të volitshëm për ta, ndërsa ditë me fat e tyre është e diela.

Numri 2

Numri 2 u takon personave të mirësjellshëm, të ndjeshëm dhe të ekuilibruar. Këta njerëz janë të përgjegjshëm, të durueshëm, modestë me plot dashuri dhe mbështetje. Janë partnerë të mirë. Në anën tjetër, mund të jenë të vrazhdë, dinakë dhe të kenë pak vullnet. Dyshi është numri i kompromisit, bashkëpunimit, diplomacisë dhe meditimit. Këta persona funksionojnë mirë në ekip dhe në grupe të mëdha. Në tarot i përfaqëson ‘Priftëresha e lartë’, e në astrologji shenja e Demit. Janë nën ndikimin e Hënës dhe Venerës. Dyshi i takon elementit ujë. shpesh posedojnë aurë të bardhë dhe të kaltër, e guri i hënës është guri ideal gjysmë i çmuar për ta. Shkurti dhe nëntori janë muajt e volitshëm ë tyre, e dita e tyre me fat është e hëna.

Numri 3

Personat që bartin numrin 3 janë optimistë, llafazanë dhe shumë kreativë. Janë njerëz të shoqërueshëm, të gëzuar dhe argëtues, të cilët gjithashtu mund të jenë sipërfaqësorë, jo komunikues dhe mashtrues. Shumë tresha dinë shpesh të dëgjojnë nga të tjerët se janë monotonë ose që preferojnë thashetheme, por ata gjithashtu përfaqësojnë energji, imagjinatë dhe zbavitje. Ky është numri i krijimtarisë dhe treshat janë të njohur për krijim të gjërave dhe gjetje të zgjidhjeve/ ky është numri i trinisë, si i kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes, nënës, babait dhe fëmijës, ose lindjes, jetës dhe vdekjes. Numrin 3 në tarot e përfaqëson ‘Mbretëresha’, e në astrologji është i lidhur me Binjakët, ndërsa është nën ndikim të Venerës dhe Jupiterit. Këta persona shpesh kanë aurë të kuqe, të kaltër dhe të artë, e topazi është guri më i volitshëm i çmuar i tyre. Marsi dhe dhjetori janë muaj të mirë për personat e numrit tre, e ditë e volitshme për ta është e mërkura.

Numri 4

Personat me numrin 4 janë praktikë, besnikë dhe të disiplinuar. Ata janë gjithashtu të organizuar mirë dhe të kujdesshëm. Në anën tjetër mund të jenë dyshues dhe paksa të paaftë për të realizuar qëllime të mëdha sepse u mungon vetëbesimi. Numri 4 është tradicional, praktik dhe i kthjellët. Janë miq dhe prindër të shkëlqyeshëm. Në tarot i përfaqëson ‘Mbreti’, e në ta ndikojnë Hëna dhe Saturni. Numrin 4 në horoskop e përfaqëson shenja e Gaforres, por në të kundërshtohen elementet ujë dhe zjarr. Këta persona shpesh kanë aurë të kuqe dhe të portokalltë, ndërsa gur i çmuar i preferuar të tyre është smeraldi. Muaji i tyre me fat është prilli, e dita me fat e enjtja.

Numri 5

Liria dhe entuziazmi cilësohen te numri pesë. Janë njerëz shumë të mençur, të ndjeshëm dhe shumë interesant dhe aventurierë. Për fat të keq, nganjëherë dine të jenë impulsive, me disponim të keq, nuk kontrollojnë veten dhe të mërzitshëm. Numri pesë do të thonë mundësi, ndryshim, rrezik dhe aventurë. Këta njerëz me numrin pesë i sfidon secili lloj i rrezikut. Besojnë në fjalën e lirë dhe në kërkimin e botës. Karta e tyre është “Papa”. Nga astrologjia i takojnë shenjës së Demit dhe Luanit dhe janë në ndikimin e Venerës dhe Merkurit. Ajri he Zjarri janë elementet e tyre, ndërsa aura në tone të tokës. Muaji i tyre me fat është maji, e nga datat janë: 5, 9, 14, 23.

Numri 6

Janë persona shumë të kujdesshëm, përgjegjës dhe me vetëdije të plotë. Janë shumë të këndshëm dhe të përkushtuar familjeve të tyre. Nga ana tjetër, mund të mos jenë aspak tolerant, të pakënaqur dhe me një disponim prej një diktatorit. Por, njihen për nga zemërgjerësia e tyre, janë të gatshëm të sakrifikohen për të tjerët dhe janë plot me dashuri. Në fakt, numri gjashtë paraqet të gjitha lidhjet e dashurisë, romantike, të nënës dhe atë platonike. Ky numër paraqet martesën, bashkësinë dhe nuk është aspak habi pse në letrat tarot i prezanton “Dashuria”, e astrologjia i takon me shenjat e Virgjëreshës dhe Binjakëve. Këta njerëz kanë aurë me ngjyra të ylberit, ndërsa që diamantet janë të parapëlqyerit për ta. Muaji i tyre me fat është qershori, ndërsa dita me fat e premte, e datat me fat janë: 6., 9., 15., 24. dhe 27.

Numri 7

Personat me numrin shtatë janë të zotë në shpikjen e teknikave të reja, janë të shkathët me shpirt prej analisti dhe nuk janë të qetë. Janë të prirë për kritikë dhe cinizëm. Këta njerëz e pëlqejnë shumë vetminë përderisa janë shumë të interesuar në art dhe në gjërat mistike. Përfundimisht midis tyre fshihen njerëz me arritje të mëdha shkencore dhe artiste. Pos mendimit pozitiv, këta persona në shumicën e rasteve duken bukur dhe nga ana fizike. Në kartat tarot i prezanton “Karroca e ngjyrosur”, e në astrologji shenja e Peshores, ndërsa që janë nën ndikimin e Jupiterit, Neptunit dhe Merkurit. Aura e tyre ka ngjyrë të kuqe. Korriku është numri i preferuar për ta, e dita më e lumtur e shtuna. Më së shumti fat do të kenë në datat 2, 11, 20, dhe 29.

Numri 8

Personat me numrin tetë janë të fortë, mbështeten në veten e tyre, janë të mençur dhe agresivë dhe kanë shumë shije. Nga ana tjetër, mund të jenë materialistë, të paskrupullt dhe letargjikë. Me numrin tetë nuk ka mes. Këta njerëz mund të ngjiten në majat e suksesit, larg nga ajo që pritet prej tyre. Ky është numër I pasurisë, suksesit, liderit dhe një organizatës së suksesshme. Janë shumë të qëndrueshëm dhe kanë aftësinë që të mbesin të përqendruar në punë. Këtë numër në karat tarot e prezanton “Forca”, e në astrologji, Akrepi dhe Luani. Dielli kontrollon këta njerëz, ndërsa që aurën e tyre e hasim në ngjyrë të verdhë dhe të kuqe. Diamanti ju shkon për shtati, e muaji i tyre me fat është gushti, dita e enjte. Datat e dobishme në muaj u janë: 4., 10., 18. dhe 22.


Like it? Share with your friends!