Zbulohet një depo e madhe armësh në Tiranë , ja kush është pronari


Policia e Tiranës ka zbuluar një armatë të madhe armësh, në pronësi të Sokol Xhurës.

SPAK njoftoi se mëngjesin e të premtes, nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është realizuar kontrolli i këtyre ambienteve, në rrugën “Xhanfize Keko”, ish-ndërmarrja artistike “Migjeni”, pranë ish-oxhakut të kësaj ndërmarrje, në një ambient të izoluar plotësisht me mur.

“Policia gjyqësore, pasi ka realizuar rrëzimin e murit, ka zbuluar depon e fshehur, ku janë gjetur një arsenal mjaft i madh, armesh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj.

Nga ana e policisë gjyqësore është duke vazhduar hetimin  me hollësi, rreth  kësaj veprimtarie. Për hollësi të mëtejshme, do të vijojë një komunikatë e detajuar nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”, njofton policia.

 


Like it? Share with your friends!