Zbuloni arsyet pse duhet të konsumoni rrush për shëndetin e zemrës


Rrushi është plot e për plot me ushqyes që i bëjnë mirë lëkurës, zemrës dhe enëve të gjakut. Rrushi është një nga dhuratat më të mira që mund t’i bëni vetes këto ditë. Prodhimi shqiptar i këtij fruti madhështor gjendet në të gjitha tregjet e vendit. Për sa kohë është frut i sezonit, ju duhet medoemos ta përdorni çdo ditë. Pse? Sepse rrushi konsiderohet një nga frutat më të shëndetshëm. Ai është një burim i shkëlqyer vitaminash, mineralesh, fibrash dhe acidesh yndyrore. Në larminë e këtij fruti, ekspertët mjekësorë janë të bindur që duhet të konsumoni çdo ditë një bistak rrush.

 

Të dhënat studimore ndërkombëtare tregojnë se sasia ideale e konsumit të rrushit të stinës është 200-250 gramë në ditë. Fatkeqësisht, vetëm nëse vuani nga diabeti, rrushi nuk është zgjedhje e këshilluar. Por të gjithë konsumatorët e tjerë këshillohet që nuk duhet ta ndajnë nga vetja gjatë kësaj periudhe.

 

Rrushi është një minierë me antioksidues të cilësisë së lartë

 

Rrushi përmban shumë antioksidantë dhe energji natyrale. Ky frut është i pasur me kuercetinë dhe resveratrol. Të dy njihen si antioksidantët më të fuqishëm. Të gjitha llojet e rrushit përmbajnë polifenolë të njohur si acidi fenolik dhe flavonoide.

 

Rrushi ul ndjeshëm mundësinë e trombozës

 

Fruti i rrushit ndihmon në uljen e rrezikut të formimit të trombozës që mund të shkaktojë atak në zemër. Ekspertët e AgroWeb.org sugjerojnë se rrushi jo vetëm që pakëson gjasat e mpiksjes së gjakut në arterie, por edhe forcon oksidin nitrik që i mban arteriet të shëndetshme e të forta.

 

Rrushi ka efekte mirëbërëse tek shëndeti i zemrës

 

Lëngu i rrushit përmban flavonoidë që parandalojnë oksidimin e kolesterolit të keq në trup, që shkakton një barrë të rëndë në arterie dhe shkakton arterosklerozë.

 

Rrushi eliminon gurët në veshka

 

I bardhë apo i kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët dhe AgroWeb.org është konsumimi i përditshëm nga të gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës./AgroWeb


Like it? Share with your friends!